22-11-2024

Gruaja nga Mamusha e denoncon burrin për dhunë sistematike ndaj saj, thotë se e largoi nga shtëpia

Një rast u raportua sot nga një grua në Mamushë, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Gazeta Sinjali mëson se viktima ka raportuar se burri i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, teksa së fundmi edhe e ka larguar nga shtëpia dhe e ka dërguar te familja e saj.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar për ta arrestuar të dyshuarin, por i njëjti akoma nuk është kapur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale ‘Dhuna në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.