Gruaja nga Rahoveci rrahet nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj, bëhet për spital
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Rahovec.
Atje bashkëshorti dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj nuses së tyre.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Njoftimi i plotë:
Rahovec 15.03.2023 – 08:50. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FO