Gruaja rrah burrin në Suharekë – dërgohet në burg
Mbrëmë një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj rreth orës 21:30, në komunën e Suharekës.
Sipas Policisë së Kosovës, ky akt kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
E njëjta është dërguar në mbajtje.
“Suharekë, 22.03.2022-21:30.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./IO