23-11-2024

Grupi nga Gjirokastra e veçanta e natës së dytë në “Hasi jehon” 2018

Gjashtë shoqëri kulturore dhe Ansambli i Shkupit u paraqitën me programet e tyre të pasura folklorike, gjatë natës së dytë të festivalit folklorik “Hasi jehon” 2018, që po mbahet në Gjonaj të Hasit.

 

Pjesëmarrësit, që edhe këtë natë ishin të shumtë, patën rastin të shohin doket, ritet dhe zakonet shqiptare, të cilat ua prezantuan grupet nga Kosova, Gjirokastra dhe Shkupi.

 

Me programet e tyre, sonte u prezantuan SHKA-të: “Zëri i Kosovës”- Fushë-Kosovë, “Hajvalia”-Hajvali, pastaj “Bilal Golemi”- Gjirokastër, “Tingujt e vendlindjes”-Stagovë ( Kaçanik), “Anadrini”-Dejn (Rahovec) dhe ajo “Shote Galica”-Drenas. Pjesë e programit ishte edhe Ansambli “Shqiponja” nga Shkupi.

Gjatë programit nuk munguan duartrokitjet e publikut, sidomos për shoqërinë nga Fushë Kosova dhe “Hajvalia”, ndërsa e veçantë ishte paraqitja e grupit nga Gjirokastra, që sollën motive toskërishte.

 

Do theksuar se për ta përcjellë këtë aktivitet, në vendlindje janë kthyer edhe disa kurbetçinj të kësaj ane, që tashmë në shumë vende të Evropës ushtrojnë zejen e bukëpjekësit.  Nesër është nata e tretë, që edhe mbyll edicionin e 29-të me radhë të festivalit.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.