Hajdutët thyejnë veturën Audi Q7, vjedhin çanta me firmë, para dhe telefon
Një tjetër rast shqetësues i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmë në Graçanicë, ku hajnat kanë thyer veturën luksoze të një shtetasi shqiptar dhe kanë arritur të marrin gjëra me vlerë.
Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në parkingun e një dyqani.
Viktima e rastit, mëson Gazeta Sinjali, se ka treguar në Polici, që rasti i ka ndodhur derisa ai ishte brenda dyqanit.
Siç tregojnë burimet e Gazetës Sinjali, shtetasit nga Shqipëria, i janë vjedhur dy çanta dore të firmës “Guci” me ngjyrë të zezë, të cilat përmbanin: kartela bankare, patentë shoferin, çelësa të veturës, para, një telefon.
Policia me ta marrë vesh rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë mbledhjen e provave dhe kamerave të sigurisë.
Me rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e rëndë”.