“Hajna të të gjitha partive, bashkohuni!” – Zarif Berisha “shpërthen” pas rinumërimit
Zafir Berisha, kryetar i BDP-së dhe kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet e fundit, ka reaguar pas situatës së krijuar nga rinumërimi i votave, ku u zbuluan shumë parregullsi dhe disa kandidatëve iu hoqën vota, duke deklaruar: “Në QKN të Prizrenit qenka zbatuar strategjia: Hajna të të gjitha partive, bashkohuni!”
Postimi i tij në facebook:

Në QKN të Prizrenit qenka zbatuar strategjia: Hajna të të gjitha partive, bashkohuni!
Ky grup kriminal, i të gjitha ngjyrave politike, që paska votuar në emër të popullit, përveçse duhet me përfundu në burg, po dëshmon qartë se ligji zgjedhor duhet ndryshuar urgjentisht.
Opinioni publik po merret kryesisht me hajdutët jo-profesionistë të votave, ata që i kanë futur votat në sistem pa qenë fare të shënuara në fletëvotim.

Por në këtë “lëmsh” dyshoj që ka pasur edhe hajdutë profesionistë, të cilët jo vetëm që i kanë futur votat në sistem, por kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në fletëvotim, një nivel manipulimi shumë më i sofistikuar dhe shumë më i vështirë për t’u zbuluar.
Nëse votat e kandidatëve i shndërrojmë në banorë, del që Kosova me “popull” po ia kalon edhe Kinës.
Demokracia në këtë vend kthehet vetëm atëherë kur, një votues voton një kandidat, jo dhjetë.
Zafa
Lexo edhe:

