Hajnat “avullojnë” furgonin e një kompanie pranë në Vlashnjë të Prizrenit
Një rast i vjedhjes së automjetit është regjistruar në Prizren, ku një biznesmen ka mbetur pa veturën e tij të punës, mëson Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vlashnjë, ku L. Kryeziu ka raportuar se i është vjedhur automjeti i tij Volkswagen Furgon, ngjyrë e bardhë.
Ai kishte deklaruar se më 19.09.2025 e kishte parkuar veturën në parkingun e kompanisë së tij “Fidani Turs”, pranë pikës së derivateve “Fanaj Petrol”, ndërsa më 26.09.2025, rreth orës 09:30, kishte vërejtur se automjeti nuk gjendej më aty.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit kujdestarë dhe njësia e forenzikës, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vjedhje”.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur identitetin e autorëve. /MK
