Hajnat vjedhin viça në vlerë 9 mijë €, në një familje nga një fshat i Prizrenit
Një rast i vjedhjet së bagëtive ka ndodhur në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit.
Sipas informatave nga Policia, cak ishte një stallë bagëtish, derisa pronari me familja ka qenë në gjumë.
Pronari e ka njoftuar Policinë, se dikush i ka hyrë me forcë oborrin e tij dhe në stallë, duke ia vjedhur disa viça, vlera e të cilëve sillet rreth 9 mijë euro, raporton Gazeta e Prizrenit.
Vjedhja dyshohet se është kryer mbrëmë gjatë natës,.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.