25-11-2024

Hajnat ua vjedhin tri familjeve në Zhur, 2 lopë e 4 viça

Dukuria e vjedhjes së bagëtive në zonë të Prizrenit është mjaft shqetësuese. Një rast i tillë ka ndodhur të mërkurën e 8 marsit, ku hajnat kanë lënë pa bagëti tri familje të fshatit Zhur, me ç’rast kanë vjedhur dy lopë qumështore dhe 4 viça.

Ata thonë se me bagëtitë e tyre siguronin produktet qumështore për nevoja familjare.

Për rastin janë njoftuar edhe organet e rendit, të cilë janë duke u marrë me këtë çështje.

Këtë të shtunë kuvendari, Petrit Hoxha vizitoi fermerët të cilët u dëmtuan nga hajnat dhe kërkoi nga intitucionet komunale në Prizren që t’i vizitojnë këta fermerë dhe të gjejë mënyren për t’iu dalur në ndimë sepse nga bagëtitë e tyre ata kanë mbajtur familje./tvprizren

Lexo edhe:

 

Asnjë koment

Comments are closed.