Hajnat vjedhin stoli ari dhe shkaktojnë dëme në një shtëpi në Suharekë
Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Suharekë, në shtëpinë e një personi, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar Policisë, nga aty janë vjedhur stoli ari të ndryshme dhe shkaktuar dëme.
Raporti i PK-së:
VJEDHJE E RËNDË
Suharekë 04-05.01.2022 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe shkaktuar dëme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes./GazetaePrizrenit.net