Hajni e pazakontë, në Mitrovicën e Veriut vidhet Bitcoini
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar policinë se nga të dyshuar të panjohur i janë vjedhur 26 kriptovaluta të llojit Bitcoin, shkruan Gazeta Express.
Policia është duke e hetuar rastin.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.
“Mitrovica Veri, 28.01.2021-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur 26 bitcon (kriptovalutë). Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express/