24-11-2024

“Hajni në shtëpi”, djali i vjedh para babait

Një rast i vjedhjes ka ndodhur një muaj më parë në Malishevë, ku një person kishte raportuar në Polici se i janë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.

Gjatë ditës së djeshme, Policia ka arritur të arrestojë një të dyshuar lidhur me rastin.

Sipas Policisë, i dyshuar për veprën penale është pikërisht djali i viktimës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raport të Policisë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.