Hajni që tentoi të grabis në “Finca” në Prizren, kapet edhe për grabitjen e “RIA-s” në Prishtinë
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Institucioni mikrofinanciar “Ria” është bërë cak i hajnave pasditen e djeshme ku rreth orës 14:00, një person ka hyrë i armatosur në filialin e institucionit në lagjen “Nazim Gafurri” në Prishtinë dhe ka kryer grabitjen.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë rast, del të jetë D.G, i cili mbrëmjen e shkuar ka rënë në prangat e Policisë. Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një karikator.
Sipas burimeve, derisa D.G ishte në arrati, i njëjti kishte kryer edhe grabitjen e armatosur në “Ria” në Prishtinë.
D.G është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.
I dyshuari ishte person i njohur për organet e rendit pasi i njëjti kishte tentuar ta grabis filialin e institucionit mikrofinanciar “FINCA” në Prizren.