Haki Abazit, asnjë post në Qeverinë Kurti II
Në Qeverin Kurti I ishte njeriu i dytë, por Haki Abazi nuk është askund në Kurti II.
Abazit nuk i është besuar asnjë pozitë në Qeverinë Kurti II, tash ai ka mbetur vetëm si deputet, transmeton Indeksonline.
Ish-zëvendëskryeministri ishte i fundit në listën e deputetëve të VV-së.
Tash në qeverinë e re Besnik Bislimi do të jetë zëvendëskryeministër dhe Donika Gërvalla zëvendëskryeministre. /Indeksonline/