23-11-2024

Hapen shkollat në fshatin Damanek dhe në Kijevë të komunës së Malishevës

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur përmes një njoftimi se nesër do të hapen dy shkollat në Damanek dhe në Kijevë.  Vendimi është marr në takimin e  Task-Forcës komunale për arsim.

“Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativ, ndërsa edhe nxënësit, përjashtuar dy raste, kanë rezultuar negativ”, ka njoftuar komuna e Malishevës.

Ata kanë thënë se sipas të dhënave zyrtare të komunikimit me IKSHPK, nga 178 teste të realizuara me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën e Damanekut, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv me covid-19 dhe të dy rastet janë izoluar.

“Task-Forca komunale për arsim, pas shqyrtimit të situatës, ka vendosur të ri-hapen shkollat në Damanek dhe në Kijevë, pasi të dy rastet janë izoluar, ndërsa nxënësit tjerë dhe mësimdhënësit, kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, situata me covid-19 në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme, ndërsa gjendja e përgjithshme është kjo: Nga 256 raste të regjistruara me covid-19, deri më sot janë shëruar 223 persona, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë 9 persona.

Asnjë koment

Comments are closed.