24-11-2024

Hapet ambulanca në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës

Për herë të parë në fshatin Sallagrazhdë është hapur ambulanca e mjekësisë familjare (AMF), që do t’i shërbej banorëve të këtij fshati si dhe banorëve të Dubravës, shkruan “gazetaeprizrenit.net”.

 

Ambulanca do të punojë nga ora 08:00 deri në 16:00, ku do të jetë mjeku kujdestar dhe ekipi përcjellës i nevojshëm për shërbime shëndetësore.

Pos banorëve, në manifestimin e hapjes ishin edhe zyrtarët më të lartë lokal, përfshirë kryetarin e nënkryetaren e komunës, Mihrije Suka, si dhe drejtoresha e Shëndetesisë, Sale Bytyqi.

 

Derisa banorët e këtyre dy fshatrave, u shprehën të kënaqur për këtë ditë të veçantë për ta, kryetari Bali Muharremaj ka vlerësuar se hapja e kësaj ambulance ka qenë e nevojshme për ofrimin e shërbimeve  mjekësore për banorët e kësaj ane, që tashmë për ndonjë kontroll elementar nuk kanë nevojë të udhëtojnë në Suharekë, Prizren apo gjetiu.

 

Asnjë koment

Comments are closed.