23-11-2024

Hapet ekspozita “Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren”

Në Prizren, në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës është hapur ekspozita ”Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut – Korçë”.

Në kuadër të zbatimit të kalendarit të përbashkët kulturor vjetor të nënshkruar nga ana e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, qyteti i Prizrenit ishte nikoqir duke mirëpritur ekspozitën me temë ”Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut – Korçë” nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Korçë.

Samir Hoxha, shef i Kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, në fjalën e tij tha se “nga nënshkrimi i kalendarit kulturor, kjo ekspozitë është një nga shumë aktivitetet të cilat pritet të realizohen gjatë këtij viti nga ana e institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë nga të dyja anët e kufirit.
Fotografia e Samir Hoxha

“Pak nga arkitektura dhe kultura jonë e përbashkët mund ta shijoni pëmes grafikave në kryeqendrën tonë hisotrike në Prizren, ku përmes 30 grafikave, janë paraqitur tipologji të ndryshme me objekte nga Qarku i Korçës.
Bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë në mes Repblikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, do të ndikoj në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta të Trashëgimisë Kulturore, njohje me praktikën e punës së institucioneve tona si dhe do të fuqizohen njohuritë dhe përvojat në menaxhimin, hartimin dhe zbatimin e politikave të Trashëgimisë Kulturore”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.