Hapet konkurs, Vitia: Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se mbi 300 punojnës të rinj do të punësohen së shpejti në shëndetësinë publike.
“Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Postimi i plotë i Vitisë:.
Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike
Tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj.
200 infermierë të profileve të ndryshme si:
Infermierë të përgjithshëm
Mami
Teknik radiologjie
Teknik farmacie
Laborantë mjekësor
Fizioterapeutë
20 punëtorë mbështetës administrativ
8 ndihmës
Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë!
Konkurse tjera do të pasojnë…
Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë.