Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Qendrën e Studentëve, kaq është çmimi
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2025/2026. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 15.09.2025 deri më datën 20.09.2025.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.
Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.
Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.
Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.
Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.