23-11-2024

Hapet panairi i produkteve vendore “100% Rahovec”

Në Rahovec, sot është hapur panairi tre ditor i Produkteve vendore, me moton “100% Rahovec”, në të cilin do të ekspozohen dhe promovohen vetëm produkte vendore.

Në ceremoninë e hapjes, kryetari i komunës, Smajl Latifi se vera e ngrohtë, demonstrim i pjekjes së rakisë, turshi e specialitete të shumta vendore nga Rahoveci, çaj e kafe, bashkë me muzikë, do na shoqërojnë sot e në dy ditët e ardhshme.

“Atmosferë e ngrohtë e festive ju pret në një panair që për herë të parë organizohet si i tillë në komunën tonë e që ka për synim të gjallërojë qytetin në këto ditë feste dhe të presim edhe vizitorë nga qytetet tjera. Synoj poashtu që ky panair të bëhet tradicional dhe që të vazhdojmë të stimulojmë prodhuesit vendor edhe në vitet e ardhshme në forma të tilla”, ka thënë ndër të tjera ai.

Panairi është në ambient të hapur përkatësisht në rrugën “Xhevat Kasapi” dhe do të mbetet i hapur për deri me 30 dhjetor 2018./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Agro Krusha

Asnjë koment

Comments are closed.