Hapet shtegu i alpinizmit në Grykën e Lumbardhit të Prizrenit
Të hënën, është përuruar shtegu i ri Via Ferrata “Panorama” në Prizren, përmes së cilit synohet zhvillimi i turizmit malor me aktiviteteve alpiniste.
Shtegu Via Ferrata “Panorama” është produkti më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes komunës së Prizrenit, organizatës helvetike “ Swisscontact” dhe SHB “Sharri” përmes projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se fillimi i jetësimit të këtij projekti pas Pejës, është oferta jonë më e re turistike, theksoi ai. Drejtoresha e Turizmit, Sevil Kazaz, tha se kostoja e këtij projekti të bashkëfinancuar ndërmjet komunës së Prizrenit dhe “ Swisscontact”, arrinë shumën e 44 mijë eurove.
Ndërkaq, drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, Katharina Stocker, tha se me shumë kënaqësi e kemi mbështetur këtë projekt të promovimit të punësimit në sektorin privat, një një vend siç është Prizreni përplot potencial për zhvillimin e turizmit. I lumtur për finalizimin e këtij projekti, ishte kryetari i SHB “ Sharri, Sadik Shporta, i cili tha se një ide e tillë ka qenë dëshirë e kahershme, dhe se projekti në fjalë do të ndikojë edhe në masovizimin e alpinizmit në vendin tonë, u shpreh ai.
Menaxheri i projektit, Deni Hameli, tha se shtegu në gjatësi 510 m është i sigurt dhe se plotëson të gjitha standartet e nevojshme për të gjithë adhuruesit e alpinizmit. Ndryshe, shtegu Via Ferrata “Panorama” gjendet në lokacionin e Grykës së Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit të Prizrenit në afërsi të fshatit Reçan.