Hapet thirrja për operatorët ekonomikë të transportit, qeveria do të subvencionojë transportin publik
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është hapur thirrja për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile.


“Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë”, ka shkruar ndër të tjera Durimishi.
