21-11-2024

Hapet tregu i rrushit në Rahovec, Latifi bën thirrje për respektimin e masave

Pika e parë e vendimit thotë se “hapet dhe funksionalizimet tregu pranë Shtëpisë së Verës (Tregut të Rrushit) për shitjen e prodhimeve bujqësore, kulturave perimtare, produkteve të bylmetit të gatshme për treg”.

Pika e dytë e vendimit obligon fermerët të cilët do t’i ekspozojnë produktet e tyre në treg që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së kundër Covid-19 siç janë: mbajtja e distancës sociale prej 2 metra dhe përdorimi i maskave dhe dorëzave.

Sipas këtij vendimi, fermerët të cilët nuk e kanë prezent Numrin Identifikues të Fermerit (NIF) dhe të cilët nuk pajisen me masat mbrojtëse sipas pikës 2 të këtij vendimi nuk mund t’i ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre në treg.

Drejtoria për Inspektim dhe Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural obligohet që të bëjë inspektimin dhe mbarëvajtjen e funksionimit të tregut.

A r s y e t i m i vendimit:

Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar në Republikën e Kosovës pas paraqitjes së pandemisë së CoronaVirus COVID-19 si dhe mungesës së tregjeve për ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore nga ana e fermerëve të Komunës së Rahovecit, është parë e arsyeshme që hapësira e tregut pranë

Shtëpisë së Verës (Tregut të Rrushit), në një hapësirë prej 1 hektarë e 10 ari, parkingut të mjaftueshëm që është i ndarë nga tregu në relacionin Rahovec – Xërxë, të hapet dhe të funksionalizohet për t’iu mundësuar fermerëve të Komunës së Rahovecit ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore, shitjen e kulturave perimtare dhe shitjen e produkteve të bylmetit.

Duke marrë parasysh hapësirën e mjaftueshme të tregut të lartëcekur, konsiderojmë se bujqit e komunës së Rahovecit do të mund t’i ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre duke respektuar mjaftueshëm masat e rekomanduara nga IKSHP për mbajtje të distancës, maskave dhe dorëzave.

Asnjë koment

Comments are closed.