23-11-2024

Hapet zyrtarisht stadiumi i Malishevës

Në Malishevë, sot zyrtarisht u përurua stadiumi “Liman Gegaj”. Në përurimin e tij, pos zyrtarëve lokal e qendror, morën pjesë edhe zyrtarë nga Ministria e Kulturës, si dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, dhe sportdashës së shumtë, shkruan “Gazeta  e Prizrenit.net”.

Sportdashësit e kësaj ane i janë gëzuar realizimit të këtij projekti që krijon kushte për futbollin, sidomos për talentet e rinj. Klubet e Malishevës tash do të kenë stadiumin ku mund të zhvillojnë garat në ligat e Kosovës, pasi tashmë është përuruar fusha me bari sintetik.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se stadiumi i ri në Malishevë, është në kuadër të përkushtimit për të krijuar hapësira të reja sportive, me qëllim të nxitjes dhe masovizimit të sportit në Republikën e Kosovës.

“Ministria e Sportit vitin e ardhshëm do të filloj punimet për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në Komunën e Malishevës, marr për shkas që kjo komunë njihet për traditën që ka në këtë lëmi sportive”, ka thënë ai.

Komuna e Malishevës ka dy ekipe të futbollit,  atë të meshkujve që bën gara në ligën e dytë dhe ekipin  femrave që bën gara në Superligë. Këto ekipe,  me hapjen e stadiumit,  do t’i zhvillojnë në Malishevë, pas pasur nevojë të luajnë jashtë Malishevës.

“Kemi bërë një punë të mrekullueshme për të rinjtë dhe sportistët e Malishevës. Këtu po e shoh Fadil Vokrrin, këtu po i shoh sportistë e së ardhmes. Kjo është një vepër e madhe e sportit dhe uroj që ju sportistë të arrini rezultate, ndërsa ne do të vazhdojmë të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për ju, dhe nuk do të ndalemi”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Pas prerjes së shiritit është zhvilluar një ndeshje miqësore, në mes të KF “UV Malisheva” dhe KF “Dardana”, ku topin e parë, simbolikisht e nisën nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, që njihet edhe si sportistë dhe sportdashës dhe kryetari i KF “UV Malisheva”, Afrim Bytyqi.

Stadiumi “Liman Gegaj”, përveç fushës së futbollit, është i përgatitur edhe për garat në atletikë, pasi i ka edhe shtigjet e vrapimit.

Stadiumi ka një kapacitetet prej afro 2 mijë ulësesh./Gazeta  e Prizrenit.net/

Fotografia e Kujtim Gashi

Fotografia e Kujtim Gashi

 

Asnjë koment

Comments are closed.