Haradinaj: Albin Kurti na quante kriminelë që po bashkëpunonim me Listën Serbe, sot vet po negocion me ta
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Haradinaj, në “Debat Plus”, ka thënë se me veprimet e tij si ka ardhur në pushtet Albin Kurti nuk mund të quhet ndryshme pos mashtrues, përcjell Telegrafi.
“Ai gjithmonë ka prolonguar bashkim kombëtarë, ka rrëzuar kamionë me mallra serbe e sot flet për reciprocitet”.
“Një kohë i quante kriminelë (Listën Serbe), na quante edhe neve kriminelë që po bashkëpunonim me ta ndërsa sot vet po negocion me ta për të krijuar qeverinë e Kosovës bashkë me ta. Nuk e di si mund ta quajmë ndryshme pos mashtrues”.
Haradinaj thotë se Konjufca u votua pa marrëveshje dhe sipas tij edhe thirrje e mbledhjes së Kuvendit pa arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje është e nxituar nga ana e Vetëvendosjes.