12-05-2025

Haradinaj e pranon ftesën e presidentes Osmani, merr pjesë në takimin e 15 majit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend. Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00.

Ftesën për takim, e ka marrë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se ky subjekt politik do të marrë pjesë në këtë takim.

“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja”, tha Xhemaili.

Derisa, këtë takim për Sinjalin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka thënë ai./GS

Asnjë koment

Comments are closed.