27-02-2025

Haradinaj e Ramabaja akuzojnë Ismet Tarën se është dëshmitar i Prokurorisë, ky e mohon

Ismet Tara, i njohur si komandant “Hoxha”, ka mohuar që ka qenë në Gjykatë Speciale si dëshmitar i Prokurorisë.

Kjo pas pretendimeve të panelistëve në studio të RTV Dukagjini.

Nasim Haradinaj: Për çka je shku tash, dëshmitar i Prokurorisë. O vëlla, ti s’ke pranu me bashkëpunu me Prokurorinë kur i ke pa manipulimet dhe ato.

Ismet Tara: Jo, jo, jo. Tash do ta shohësh ftesën. Unë kam pasë të dëshmojë. Ata që dëshmojnë, a di sa përgatiten tash për të dëshmuar. Jam dëshmitar. Tash do të shohësh dokumentin thirrës. Ata nuk kanë dashtur të ma bëjnë thirrjen hiç. Por unë para se të shkoj i kam thënë se e dua thirrjen e juaj.

Sadri Ramabaja: Deri më 4 prill të gjithë janë dëshmitarë të Prokurorisë. Më pastaj janë dëshmitarë të të akuzuarve.

Ismet Tara: Procedura është procedurë po në thirrje e shohish çfarë bëjnë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.