Haradinaj emëron këshilltar të jashtëm politik ish-nënkryetarin e Prizrenit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka emëruar Lulzim Kabashin në postin e këshilltarit të jashtëm politik.
Kabashi në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Prizrenit
“Emërova sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik, në veçanti për fushën e ekonomisë, me fokus rajonin e Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.