Në një postim në Facebook, ai ka thënë se çmimet e faturave të rrymës janë “astronomike”.
“Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri. Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike”.
“Urgjent duhet me u ngrit i madh e i vogël me e ndalu këtë shkatërrim. Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri”, ka thënë Haradinaj./KK