Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në qendrën e Prizrenit ka marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të tërheqjes së ushtarëve gjermanë, ka thënë se populli i Kosovës është përherë mirënjohës për Gjermaninë.
Këtë qëndrim ai e ka shprehur përmes një postimi në Facebook, ditën kur ka qenë ceremonia lamtumirëse për ushtarët gjermanë në Kosovë.
“Në ceremoninë e organizuar, të nën tingujt e Orkestrës Ushtarake të Forcave Alpiniste të Bundesëehr-it, nga Kampi në Prizren, ku kaluan gati dy dekada në shërbim të paqes. Ata i kontribuan stabilitetit të Kosovës, duke krijuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët. Krenarë, që bashkë ia dolëm ta kapërcejmë konfliktin dhe të shohim drejt të ardhmes në paqe e harmoni. Flamuri gjerman, do të mbetet i ngritur lartë në Kosovë, falë shërbimit të tyre të dinjitetshëm e profesional, tash në Parkun Inovativ-Trajnues e të biznesit. Investimi gjerman në vendin tonë është i çmueshëm dhe ne po krijojmë më shumë hapësirë për investitorët nga Gjermania. Populli i Kosovës – përherë mirënjohës!