Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së i uroi të gjitha partitë për suksesin e treguar gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, pos kësaj ai pati edhe një koment për të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Ndoshta e dini mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtuar dhe ekziston mundësia reale e një mashtrimi, e një zhgënjimi të qytetarëve pikërisht me fituesin. Por, kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”, tha Haradinaj.
Kronikë e përgatitur nga Klan Kosova