Haradinaj: Kadri Veseli do ta mbrojë me dinjitet pastërtinë e luftës së UÇK-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur solidar me kreun në detyrë të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilit Gjykata Speciale i dërgoi sot ftesë.
Ndonëse ende nuk dihet në cilën cilësi është ftuar, Haradinaj tha për Veselin që luftoi kundër shtypjes dhe mizorisë së Serbisë mbi popullin e Kosovës dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së do ta mbrojë me dinjitet, njofton Klan Kosova.