Arsyeja e kësaj konference sipas ish kryeministrit të Kosovës është shqetësimi i tyre rreth menaxhimit të situatës pandemike, duke shprehur mospajtimet me qeverinë.
Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që të dorëhiqet nga posti i shefit të ekzekutivit.
“Kërkesa legjitime për dorëheqje i drejtohet Kurtit edhe apeloi të ai se nëse ky është kualiteti se si do të përballët me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është më dhanë dorëheqje sot, pra mos me mbajt peng popullin edhe mos me i vonu veprimet e duhura rreth pandemisë”.
Derisa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj tha se opozita nuk u përfill aq shumë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Ne ditëm e parë ne i kemi treguar qeverisë Kurti se ne nuk bëjmë opozite me pandemi jemi më juve, aktualisht çfarë ndodhi, ndodhi ajo se ne nuk u përfillëm shumë”.
Në fund Haradinaj apeloi një planë serioz të vaksinimit./Klan Kosova