24-11-2024

Haradinaj kërkon që të bëhet gati Parku Inovativ në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja e krijuar nga koronavirusi përshkallëzohet.

Ai ka shkruar në Facebook se situata me Covid-19 është në pikën alarmante.

“Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer me planin operativ i cili është aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje”, ka shkruar ai.

Ai thotë se “Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona”.

Asnjë koment

Comments are closed.