23-11-2024

Haradinaj: Liberalizimi i vizave para vitit të ri

Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza para fundit të këtij viti.

Përderisa kanë mbetur edhe 13 ditë deri në përfundim të vitit, Haradinaj është shprehur i bindur që Kosovës do t’i ipet liberalizimi i vizave.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi I dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalzimim jo shumë larg para viti të ri por  kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj./kallxo.com

Asnjë koment

Comments are closed.