Haradinaj në Prekaz: Historisë së Kosovës së pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditën e sotme ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Haradinaj tha se familja Jashari, në krye me Adem Jashari dhanë gjithçka për Kosovën
‘’Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari. Ata dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çfarë kemi ne sot. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin’’ ka shkruar Haradinaj.