20-01-2025

Haradinaj: Nxënësit e gjimnazit “Loyola” në Prizren janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës

Ai mori në pjesë në shënimin e 14 vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyola”, në Prizren, ku tha se Kosova është Evropë veçse i mungon lëvizja e lirë, e cila do të bëhet.

Kryeministri i vendit, gjatë fjalimit të tij në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”, tha nxënësit aty e kalojnë e 100% testin e maturës, e kjo tregon sa të mirë janë ata, raporton “kp”.

Sipas tij, nxënësit e këtij gjimnazi janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës.

“Ne jemi Evropë, Kosova është Evropë, na mungon lëvizja e lirë por edhe ajo do të vjen, por edhe lëvizja e lirë dhe mundësitë me lëvizë lirshëm janë mundësi me e pa se çka ndodh në vendin tonë e çka ndodh në vendet e tjera, por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu, që rinia jonë të fokusohet, të vazhdojë brez pas brezi me zhvillu Kosovën. Dëshira jonë është më bë Kosovën Gjermani e Austri, e jo të rinjtë tanë me shku në Gjermani e Austri”, ka dekalruar ai.

Ndërsa Arfons Stendrup, anëtar i bordit të ALG, tha se do të vazhdojnë të ofrojnë nxënësve një shkollim të mirë.

“Ne do të vazhdojmë të u ofrojmë nxënësve në këtë shkollë një shkollim të mirë, të u garantojmë një shkollim të mirë, dhe pas shkollmit në Loyla, një mundësi për shkollim të mëtejmë për fakultet, dhe disa prej nxënësve e kanë edhe mundësinë të vazhdojnë në gjermani, të studiojnë apo të bëjnë shkrim profesional”, u shpreh ai.

Nga Prizreni, Haradinaj falënderoi të gjithë që kanë kontribuuar në gjimnazin Loyola, dhe ata që do të marrin përgjegjësi të reja.

Asnjë koment

Comments are closed.