Haradinaj paralajmëron mundësinë e largimit nga Kosova të pronarëve të KEDS-it
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar për herë të parë mundësinë e largimit të pronarëve të KEDS-it, nga Kosova.
Haradinaj, teksa ka folur për Insajderi, ka thënë se nëse kompania “Limak Calik”, nuk e respektojnë kontratën me shtetin e Kosovës, për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike, atëherë mund të ketë shkëputje të saj.