Haradinaj për Kurtin: Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se interesi ynë është për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi.
Ish kryeministri e ka quajtur Albin Kurtin mashtrues, i cili, sipas tij, po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Të nderuar qytetarë,
Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi.
Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.
Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO.