Haradinaj premton energji elektrike të mjaftueshme gjatë dimrit
Kosova së fundmi është përballur me krizë të thellë energjetike. Shumë rajone të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin u ballafaquan me reduktime të ashpra të energjisë. Kjo situatë e detyroi kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj të takoi me urgjencë menaxhmentin e KEDS-it, KEK-ut dhe të ZRrE-së.
Në një intervistë për Indeksonline, Haradinaj thotë se ka marr premtime nga KEK-u se do ta bëjnë të pamundurën që vendi të mos mbetet në terr gjatë dimrit.
“Nëse nuk do të ketë furnizim të mirë me energji elektrike do të prishemi mes veti”, ka thënë Haradinaj duke paralajmëruar mundësinë e largimit të KEDS-it nga Kosova.