Kryeministri i Ramush Haradinaj e ka cilësuar si prekës lajmin vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bujar Gjurgjealës, derisa ka shprehur ngushëllime.
Në një postim bashke me një foto të Gjurgjealës, në profilin e tij në “facebook”, Haradinaj ndër tjera ka shkruar:
“Prekës lajmi për vdekjen e Bujar Gjurgjealës, njeriu që udhëhoqi mbledhjen e Kuvendit të Kosovës në të cilen u shpall Deklarata Kushtetuese e Dy Korrikut, 1990 që e avancoi statusin politik të vendit në Republikë.
Do të kujtohet ndër breza puna dhe përkushtimi i Bujarit që me guxim e devotshmëri iu përgjigj thirrjes së epokës së tij, duke u bërë pjesë e historisë së re të vendit.
Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe delegatëve të Kuvendit të Kosovës të viteve ’90. I qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!”
Varrimi i Bujar Gjurgjealës do të bëhet sot në varrezat e Prizrenit, në orën 12:00. Kortezhi niset nga Xhamia e Dragomanit./GazetaePrizrenit.net/