07-05-2025

Has: Dy të plagosur nga një konflikt pronësie

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tpla, ku dyshohet se janë konfliktuar shtetasi Rr. S. dhe familjarët e tij me shtetasin A. J. dhe familjarët e tij. Si pasojë e këtij konflikti janë plagosur shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Hasit.

Të dy shtetasit që morën pjesë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat për veprime procedurale. /Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.