22-11-2024

Hasani: Osmani shkeli Kushtetutën me shkarkimin e Dakës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkelur Kushtetutën kur e ka shkarkuar kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka.

Mirëpo, Hasani ka thënë se nëse shkon çështja në Kushtetuese dhe konfirmohet shkelja, nuk do të ketë pasojë shkarkimi për presidenten Osmani.

Hasani në Desk  ka thënë se Gjykata Kushtetuese vetëm mund të vendos që të kthehet në pozitë Daka.

“Përveç dekorimeve, asnjë kompetencë tjetër e presidentit të Republikës së Kosovës, nuk është vetanake. Nuk mund të kryej vet. Edhe ajo është e diskutueshme a mund ta bëjë vet. Por aty me bo vet efekti anësor Kushtetues është shumë margjinal. Shkeljet e rënda kushtetuese, këto shkelje siç është kjo, që jam i bindur se shkarkimi i Valdete Dakës është jo kushtetues. Po të ishim sistem ekzekutiv, ai do të ishte shef i qeverisë, siç është presidenti në SHBA apo Emmanuel Macroni apo Erdogani, gjysmë diktature. Kjo nëse shkon në Gjykatë Kushtetuese, gjykata me rregull s’ka që mund ta arsyetojë atë mënyrë të shkarkimit. Vendimet e shefit të shteti nuk mund të arsyetohen, sepse nuk janë arsyetime. Gjykata Themelore apo Prokuroria arsyetojnë. E shefit të shtetit i vjen dojsa në bazë të atyre neneve, me shkarku anëtarin e vet apo me liru nga detyra. E thotë qartë emëron këtë e jo shkarkon. Kjo shkelje, është krejt e zakonshme, për atë është Gjykata Kushtetuese. Nuk është shkelje e rëndë që çon në shkarkim të shefit të shtetit. Nuk është objekt me efekt shkarkimi. Por është vendim për shkarkim të një kryetari të KQZ-së, gjykata thotë është jo kushtetuese e kthen në pikë sërish, e shefi i shtetit nuk duhet më me shkarku, pasi krijohet standard. Nuk mund të ketë pasoja juridike për shefin e shtetit”, ka thënë Hasani.

Asnjë koment

Comments are closed.