26-11-2024

Para false në Prizren, ndërsa prishtinasja has kartëmonedhë 500 euroshe fals, policia nis hetimet

Për 24 orë Policia ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parasë janë raportuar, dy prej tyre në Prishtinë e njëri në Prizren.
Sipas policise një grua në Prishtinë është ankuar se ka hasur në një kartëmonedhë 500 euro të, e dyshuar si e falsifikuar.

“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin policor.
Ndërsa, një person ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha metalike dhe kartëmonedha që dyshohet se janë false.
Paratë janë sekuestruar.

“Ankuesi mashkull kosovare, ka raportuar se nga biznese të ndryshme gjatë periudhës së cekur kohore, janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin policor për rastin e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.