Hashim Thaçi: Remzi Hoxha kishte video-n e takimit Berisha-Millosheviç-Gligorov, ja çfarë më tregoi gazetari Ali Uka!
“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video inçizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slopodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon ish – komandanti I UÇK-së, Hashim Thaçi.
“Në një nga udhëtimet që babi kishte bërë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën, në kuadër të sindikatës, në të kthyer nga Tushëmishti për në Shën Naum. Me të mbërrirë në kufi, polici u thotë që duhet të shkonin nga ana tjetër, nga Qafë Thana pasi kufiri ishte mbyllur. Në të kthyer i ndalon një polic civil dhe u thotë që duhet të ndaloni derisa të kalojë konvoi i presidentit. Në lajmet kryesore del si inforamacion që Slobodan Millsiheviç takohet me Gligorov në Shën Naum. Në të njëjtën kohë e bëjnë lidhjen që edhe Berisha paska shkuar në atë takim”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.
Pra, Remziu dhe dy miqtë e tij, ishin shkëmbyer me eskortën e presidentit Berisha pranë pikës kufitare me Maqedoninë në të njëjtën ditë kur u zhvillua takimi Milloshevic-Gligorov fare pak kilometra më larg. /Top Channel/