23-11-2024

Haskuka ende pa emër konkret për drejtor të Shëndetësisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë publik vendimin e tij për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Shëndetësisë, Flaka Siqeca, për shkak të angazhimit të saj akademik.

Ai ka pohuar se Siqeca ka fituar një bursë nga Mbretëria e Bashkuar dhe se ka qenë vendimi i tyre i përbashkët që ajo të lirohet nga detyra deri në përfundimin e studimeve postdiplomike.

Koha Ditore ditë më parë ka raportuar se ky zhvillim brenda ekzekutivit lokal ka bërë që dega e LDK-së, partneri në qeverisje i LVV-së, të ngjallë edhe njëherë interesimin për udhëheqjen e mundshme të kësaj drejtorie.

Madje LDK-ja ka propozuar që LVV-së t’ia japë Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ta marrë Drejtorinë e Shëndetësisë.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, të martën ka pranuar se subjekti i tij ka shprehur interesimin për ta marrë udhëheqjen e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit dhe se propozimin për këtë ia ka paraqitur kryetarit Haskuka./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.