24-11-2024

Haskuka ia ndalon Totajt renovimin e objektit të partisë

Objekti i PDK-së në Prizren, nuk do të rinovohet, pasi Komuna ka anuluar lejen për rinovim. Kryetari i Degës së PDK-së, Shaqir Totaj, vendimin e Komunës e ka quajtur të çuditshëm. “Në adresë të Drejtorisë së Urbanizmit e kemi dërguar kërkesën për lejimin e punimeve në renovimin e objektit të partisë”, tregon Totaj.

“Fillimisht kërkesa është miratuar dhe punimet kanë filluar, ndërsa më pas, është sjell një vendim për anulim të lejes me ç’ rast edhe punimet janë ndaluar”, shprehet ai, transmeton TV Prizreni. “Ky veprim i pushtetarëve lokal është i çuditshëm, pasi që institucionet tjera sikurse është QRTK-ja na ka dhënë pëlqimin për realizimin e punimeve të objektit”. Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, thotë se në kërkesë nuk janë plotësuar të gjitha procedurat e nevojshme nga qiramarrësi.

“Anulimin i lejes është bërë pasi që është vërejtur se në kërkesën e bërë nga Dega e PDK-së nuk janë plotësuar të gjitha specifikacionet që do ta bënin procedurën e kompletuar ndaj qiradhënësit”, ka thënë Haskuka.

Asnjë koment

Comments are closed.