23-11-2024

Haskuka: Ishte koha për ndryshime, erdhi koha jonë

Mytaher Haskuka, kryetari i Komunë së Prizrenit nga partia Vetëvendosje ka thënë se ata kanë prit rezultate të larta të kësaj partie në këtë qytet.

Haskuka në një intervistë për Klan Kosova ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar këtë subjekt.

“Ne kemi prit fitoren tonë edhe në Prizren edhe në Kosovë sipas Komisonerëve tanë që kanë dërguar rezultatet që në ora 11:00 mbrëmë ne kemi konstatuar që kemi 28 përqind të votave në Prizren nuk e  di pse ato nuk kanë hyrë ende në KQZ”.

“Së pari falënderoj të gjithë qytetarë e Komunës së Prizrenit dhe të Kosovës që kanë votuar VV-në,mendoj që është një mesazh për të gjithë ata që në aspektin e Komunës që na kanë kritikuar që nuk jemi duke punuar mirë, pra VV-ja është e para tani pas dy viteve si parti në këtë komunë, pra siç e shihni është rrit numri”.

Haskuka ka theksuar se në këtë komunë gjatë ditës së djeshme nga komisionerët e VV-së janë raportuar 5 raste të parregullsive.

“Ndoshta ka pasë disa probleme edhe në disa fshatra në komunës, por procesi i votimit në përgjithësi ka shkuar mirë, unë mendoj se kjo e konfirmon që qytetarët i kanë dhënë besimin VV-së”.

Ai po ashtu ka ka treguar disa nga projektet e kësaj komune të cilat pritet të realizohen.

“Ne kemi pasë disa projekte që kanë  mbetur pezull, ato do të vazhdojnë që nga funksionalizimi i zonës industriale ku janë diku 80 hektarë ku ne kemi bërë gati 40 hektar për ata që dëshirojnë të investojnë në prodhimtari”.

“Pastaj duhet të marrim pëlqimet nga pesë ministri, pastaj e kemi parkun e inovacioni ne kemi edhe shumë projekte tjera që të bëjmë Prizrenin qytet të gjelbër”.

“Po ashtu e kemi edhe projektin për teleferik, analiza dhe plani i fizibiletit është bërë i cili është në përputhje me ligjet, nuk do të prish pamjen e qytetit edhe është më i lirë për tu realizuar”.

Haskuka tha se për këto katër vjet që ka marrë mandatin do të punojë në Prizren dhe do të punojë në realizimin e betimeve të tij.

Asnjë koment

Comments are closed.