24-11-2024

Haskuka: Ka shumë të papunë, por edhe biznese që ankohen se nuk gjejnë punëtorë të disa profesioneve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të  Punës, ka deklaruar se derisa problem i theksuar në Kosovë është numri i madh i të të rinjve që kërkojnë punë, njëkohësisht edhe bizneset ankohen për mungesë njerëzve të profileve e profesioneve të caktuara për t’i punësuar, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Në qendrën sportive “Sezai Surroi” organizuar nga Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyren Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), sot është hapur Panairi i Punës.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Panairi ka për qëllim bashkimin e rreth 50 bizneseve me punëkërkuesit, që të ketë sa më shumë vende pune dhe që njerëzit të mos shkojnë jashtë vendit për të kërkuar punë.

Panairi do të mbetet i hapur sot, deri në orën 16:00.

Fotografia e Mytaher Haskuka

“Inkurajoj të gjithë të rinjtë e Prizrenit që të vijnë e të vizitojnë këtë panair dhe të shohin se cilat janë ato profile të cilët kërkohen nga punëdhënësit, të cilët kanë ofruar rreth 600 mundësi punësimi dhe punë praktike. Po ashtu iu bëj thirrje edhe të rinjve nga shkollat e mesme që të vizitojnë këtë panair për të parë se ku po zhvillohen bizneset e Kosovës dhe ku mund ta orientojnë veten”, ka shkruar Haskuka në profilin e tij në “facebook”./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.