Haskuka: Koeficientët e shërbyesve civil në Prizren u rregulluan pas shumë vitesh
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, ka njoftuar se koeficientët e shërbyesve civil në këtë komunë janë rregulluar pas shumë vitesh, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ai ka shkruar kështu në faqen e tij zyrtare në “facbook” me ç’rast ka uruar edhe për riformimin rishtas të sindikatës, por nuk ka përmendur ndonjë shifër se sa është ngritja.
Ja postimi i tij i plotë:
“Në takim me punëtorët e administratës komunale të cilët na bënë një surprizë falënderimi me rastin e rregullimit të koeficienteve. Koeficientët e shërbyesve civil në komunën tonë ishin më të ultat në Kosovë dhe pas shumë vitesh ato u rregulluan.
Po ashtu punëtorët komunal i urova për themelimin e sindikatës e cila u themelua rishtas. Sindikata do të jetë një urëlidhëse për kërkesat dhe nevojat e punëtorëve të administratës.
Ky vit do të jetë vit i sfidave dhe i sukseseve, prandaj i urova të gjithë për punë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Haskuka. /GazetaePrizrenit.net/